ADN-ja vërteton se Beethoven vuante nga infeksioni i hepatitit B para vdekjes së tij

Gjenomi i Ludwig van Beethoven zbulon se kompozitori dhe pianisti gjerman vuante nga hepatiti B para vdekjes së tij, sipas një studimi të sapo publikuar, transmeton Anadolu.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh u mblodhën në kuadër të hulumtimit, të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, për të zbuluar detaje të rëndësishme në lidhje me shëndetin dhe shkakun e vdekjes të mjeshtrit të muzikës klasike.

Kjo është hera e parë që gjenomi i Beethovenit u sekuencua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh duke përdorur pesë fije të flokëve të tij që përputhen gjenetikisht.

Studimi, i cili u publikua në Current Biology të mërkurën, zbuloi se ADN-ja e pesë fijeve të flokëve, që datojnë nga shtatë vitet e fundit të jetës së Beethoven, e kanë origjinën nga një individ i vetëm që përputhet me prejardhjen e dokumentuar të kompozitorit.

“Megjithëse nuk mund të identifikonim një shpjegim gjenetik për çrregullimin e dëgjimit ose problemet gastrointestinale të Beethovenit, ne zbuluam se Beethoven kishte një predispozitë gjenetike për sëmundje të mëlçisë”, thanë shkencëtarët.

Beethoven kishte një infeksion të hepatitit B të paktën disa muaj para vdekjes së tij, tha hulumtimi.

“Së bashku me predispozicionin gjenetik dhe faktin e njohur gjërësisht të konsumit të alkoolit, këto paraqesin shpjegime të besueshme për sëmundjen e rëndë të mëlçisë së Beethovenit, e cila kulmoi me vdekjen e tij”, kanë theksuar shkencëtarët.





Story i mëparshëm

Jetojnë në dhomë hoteli në Shkup, shpresa e familjes Bajrami që festën ta presin në shtëpi të tyre

Story i radhës

Përfundimi i “ngrirjes”, rrezik për “çoroditjen” e çmimeve

Të fundit nga