​Administrata Trump ngrin grante të reja kërkimore në Universitetin Harvard

May 6, 2025
1 minut lexim

Departamenti i Arsimit i SHBA-së i ka bërë të ditur Universitetit të Harvardit të hënën se po ngrin dhënien e granteve të reja kërkimore nga qeveria federal.

Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon, i ka dërguar një letër trefaqëshe presidentit të Harvardit, Alan M. Garber, duke e kritikuar ashpër universitetin për “menaxhim katastrofik”, shkruan Anadolu.

“Kjo letër ka për qëllim t’ju informojë se Harvard nuk duhet më të aplikojë për grante nga qeveria federale, pasi nuk do të jepen më”, ka shkruar McMahon.

Tensionet janë rritur mes administratës Trump dhe universiteteve elitare për çështje si pranimet, praktikat e punësimit, mbikëqyrja e kurrikulave dhe reagimet ndaj protestave pro-Palestinë në kampuse.

Administrata Trump tashmë ka ngrirë mbi 2.2 miliardë dollarë grante federale për Harvardin dhe 60 milionë dollarë kontrata.

Harvardi ka paditur administratën në kundërpërgjigje, duke pretenduar se ngrirja e fondeve përbën shkelje të Amendamentit të Parë dhe ligjit federal, i cili ndalon presidentin që drejtpërdrejt ose tërthorazi të urdhërojë Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) për të nisur ose ndërprerë një auditim apo hetim.

“Në çdo aspekt, Harvardi ka dështuar të përmbushë detyrimet e tij ligjore, detyrat etike dhe të besnikërisë, përgjegjësitë për transparencë dhe çdo shenjë të rigorozitetit akademik”, tha McMahon.

Ajo shtoi se administrata më herët kishte qenë e gatshme të vazhdonte financimin federal për Harvardin për aq kohë sa ai angazhohej të respektonte ligjin federal.

“Në formën e tij më të mirë, një universitet duhet të përmbushë idealet më të larta të kombit tonë dhe të ndriçojë mijëra studentë shpresëplotë që hyjnë nëpër portat e tij madhështore. Por Harvardi e ka tradhtuar këtë ideal”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Audi zbulon modelin e ri RS5

Story i radhës

​“Vaksinimi kontribuon në rritjen e shëndetit të shoqërisë”

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë