Administrata e Universitetit të Tetovës vlerësohet pozitivisht për punën e saj

December 30, 2022
1 minut lexim

E njoftojmë opinionin publik se Inspektorati shtetëror i arsimit, më 15 dhjetor 2022 realizoi mbikëqyrje inspektuese në Universitetin e Tetovës, konkretisht në Fakultetin Juridik. Lëndë e mbikëqyrjes inspektuese ishte çështja se, sa diploma/certifikata për provimet e dhëna janë lëshuar në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2012, me numrin e ECTS kredive të arritura (180/240) dhe krahas kësaj të dhëne eventuale, nëse ka ose jo nivel të shkollimit VII/1 në harmoni me Ligjin e arsimit të lartë (Gazeta zyrtare e RM, nr. 82/18). Pas përfundimit të mbikëqyrjes inspektuese, përmes Procesverbalit përkatës, Inspektorati i arsimit ka konstatuar se Institucioni i arsimit të lartë, Universiteti i Tetovës në Tetovë e organizon veprimtarinë arsimore në harmoni me Ligjin e arsimit të lart. Dokumentet e Universitetit të Tetovës, si diploma, certifikata notash dhe të ngjashme, pranohen ndërkombëtarisht, ndaj shumë studentë të diplomuar në Universitetin tonë janë punësuar në institucione prestigjioze të shteteve evropiane. Realizimi i shërbimeve ndaj studentëve dhe stafit pedagogjik, duke e respektuar ligjin përkatës, rregulloret e punës dhe aktet tjera juridike ka marrë nota pozitive nga institucionet e vendit. Se Universiteti ynë dhe punonjësit e administratës punojnë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe efikasitet, kjo është dëshmuar edhe pas disa inspektimeve nga organet kompetente që janë bërë në këtë institucion të arsimit sipëror.
Kjo dëshmon se administrata e Universitetit të Tetovës, falë investimit në digjitalizimin e infrastrukturës së shërbimeve tashmë konsiderohet si sektori që funksionon me efikasitet të plotë dhe sipas standardeve moderne.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

United bllokon Garnachon që të luajë për Argjentinën

Story i radhës

Mickoski: Deputetë nga koalicioni qeverisës duan t’i japin fund këtij pushteti!

Të fundit nga

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Pas ndotjes së ajrit nga fishekzjarrët për Vitin e Ri, dhe nisjes së fushatës “Kryeqyteti pa makina” në Prishtinë, vëmendja është kthyer sërish në problemin e kamotshëm të Kosovës, e sidomos kryeqytetit:
ShkoLartë