Administrata Biden do të thjeshtojë rregulloret për fluturimet hapësinore

December 12, 2022
1 minut lexim

Presidenti Amerikan Joe Biden është duke përgatitur një urdhër ekzekutiv i cili ka për qëllim të lehtësojë procedurat e aprovimit të fluturimeve hapësinore si pjesë e një përpjekje të gjerë për të sjellë më shumë qartësi ligjore dhe rregullatorë për kompanitë Amerikane të interesuara në udhëzimet hapësinore.

Urdhri është pjesë e një lëvizjeje nga Shtëpia e Bardhë dhe Këshilli Kombëtar i Hapësirës për të modernizuar rregullimin hapësinor i cili ka dështuar të përballet me ambiciet në rritje të sektorit privat.

Urdhri do të jetë i gatshëm për Biden për ta nënshkruar në fillim të 2023 dhe synon të thjeshtojë procedurat e licencimit nën ligjet ekzistuese për më shumë veprimtari rutinë të lëshimit në hapësirë siç është hedhja e satelitëve në orbitë.

Departamenti Amerikan i Tregtisë do të krijojë një mjet online për të ndihmuar kompanitë nëpër proceset e licencimit për aktivitetet hapësinore.

Zëvendës Presidentja Amerikane Kamala Harris, e cila drejton Këshillin Kombëtar të Hapësirës, ka sinjalizuar qëllimin e saj të kodifikimit të rregullave të reja për aktivitetet private hapësinore.

Edhe pse administratat e kaluara kanë bërë pak progres në rishikimin e këtyre ligjeve hapësinore, një prej arsyeve të përfshirjes së administratës Biden në mënyrë aktive është rritja e investimit privat. NASA gjithashtu po privatizon një pjesë të madhe të aktiviteteve të saj në orbitën e ulët të Tokës.

Kompanitë e Elon Musk, Jeff Bezos dhe të tjerëve pritet të investojnë miliarda dollarë në dekadën e ardhshme përfshirë krijimin e stacioneve hapësinore private.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Situata e tensionuar, shkollat shqiptare në veri të Kosovës vazhdojnë mësimin

Story i radhës

Policët “problematikë” serbë të veriut/ Skenari për zgjedhjet më i rrezikshëm se ai për targat

Të fundit nga

ShkoLartë