adidas largon zouman nga sponsorizimi 6204ca799dce2

Adidas largon Zouman nga sponsorizimi

February 10, 2022
1 minut lexim

Një video ku Zouma godet një mace me shkelm që u shpërnda të martën ka bërë që mbrojtësi të marrë kritika të ashpra në çdo anë.

Mbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma është larguar nga sponsori Adidas nga lista pasi që një video u shfaq të martën e ku francezi rrihte me shkelma macen e tij.

Zouma është në presion të madh pas kësaj video që është shfaqur në rrjetet sociale, me RSPCA që ka konfirmuar se macja është larguar nga vendbanimi i tij.

Pavarësisht se startoi në fitoren e së martës kundër Watford, Zouma është gjobitur nga West Ham kurse policia e Essex ka konfirmuar se është duke e hetuar, me më shumë se 150 000 njerëz që kanë bërë një peticion që Zouma të dënohet.

Adidasi largon Zouman nga sponsorizimi

Përveç gjobës së West Ham, Zoumas i është larguar edhe sponsori Adidas, të cilët kanë lajmëruar të mërkurën që kompania nuk do të punojë më me mbrojtësin.

“Ne e kemi përfunduar hetimin tonë”, ka thënë kompania në një deklaratë, ku kanë konfirmuar se Kurt Zouma nuk është më sportist me kontratë në Adidas.

West Ham fillimisht e dënoi incidentin para se të lëshonte një tjetër deklaratë më 9 shkurt për të konfirmuar që lojtari do të gjobitet me një “shumë të madhe” për sjelljen e tij.

Çfarë tha Zouma?

Menjëherë pas lansimit të videos, Zouma lëshoi një deklaratë ku kërkonte falje për atë që kishte ndodhur. “Dëshiroj që të kërkoj falje për veprimet e mija. Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time, për të cilën jam penduar shumë”, theksoi ai.

“Po ashtu, dëshiroj të them se me vije thellësisht keq për të gjithë ata që janë shqetësuar nga ajo video. Dua t’i siguroj të gjithë se dy macët e mija janë mirë më shëndet”.

“Ata janë të dashura dhe të lumtura në familjen tonë dhe kjo sjellje është një incident i izoluar që nuk do të ndodh më”. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ky eshte cmimi marramendes i veshjes se beatrixes ne spektaklin e fundit te bbv 6204ca77e9d77
Story i mëparshëm

Ky është çmimi marramendës i veshjes së Beatrixës në spektaklin e fundit të BBV

pamjet nga transformimi i arkives qendrore te drejtorise se pergjithshme te sherbimeve transportit rrugor 6204ca7b9182c
Story i radhës

Pamjet nga transformimi i Arkivës Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Transportit Rrugor

Të fundit nga

Shtrenjtohen dukshëm çmimet e derivateve

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë kanë vendosur që të shtrenjtojnë çmimet e karburanteve pas mesnate, përcjell TV21. Çmimet e benzinave dhe naftës do të shtrenjtohen për 2 denarë, ndërsa çmimi i vajit
ShkoLartë