adesanya synon te shpallet kampion bote 66bb270541dd5

Adesanya synon të shpallet kampion bote

August 13, 2024
1 minut lexim

Këtë fundjavë, në Perth të Australisë, do të zhvillohet eventi UFC-305 në artet marciale mikse.

Një event interesant, ku do të ketë edhe një duel për titullin kampion bote.

Bëhet fjalë për përballjen mes afrikano-jugorit Dricus du Plessis dhe neo-zelandezit Israel Adesanya.

Sfida është e vlefshme për titullin e peshës së mesme, që mbahet nga du Plessis.

Kjo do të jetë hera e parë për afrikano-jugorin që mbron titullin fituar në janar, ndërkohë që nuk humbet prej 9 duelesh (që prej vitit 2018). Ai ka një rekord prej 21 fitoresh e 2 humbjesh.

Ndërsa Adesania, me një rekord prej 24 fitoresh e 3 humbjesh, ka humbur dy nga sfidat e fundit. Ai ka qenë tri herë kampion bote në këtë peshë dhe synon që të triumfojë për herë të katërt.

Neo-zelandesi pritet të ketë edhe publikun si mbështetje të fortë, por përballë Dricus du Plessis, në një formë të shkëlqyer vitet e fundit, do ta ketë të vështirë.

UFC-305, sfidat kryesore

Dricus du Plessis – Israel Adesanya

Kai Fara-France – Steve Erceg

Mateusz Gamrot – Dan Hooker

Tai Tuivasa – Jairzinho Rozenstruik

Li Jingliang – Carlos Prates

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perleshje vdekjeprurese mes trupave afgane dhe pakistaneze 66bb228b5aabc
Story i mëparshëm

Përleshje vdekjeprurëse mes trupave afgane dhe pakistaneze

princi albert per marredhenien me princeshen charlene nuk ishte dashuri me shikim te pare 66bb273ab36ec
Story i radhës

Princi Albert për marrëdhënien me Princeshën Charlene: Nuk ishte dashuri me shikim të parë

Të fundit nga

Si të jesh një mik i mirë?

Share   Tweet   Shperndaj   Email   Comments Të jesh një mike e mirë nuk është një gjë e zakonshme. Zakonisht femrat, për nga natyra më të brishta, kanë nevojë të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë