Ademi: VMRO dhe opozita shqiptare janë kundër largimit të kazinove nga shkollat!

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot në press konferencë tha se VMRO-DPMNE së bashku me opozitën shqiptare janë kundër largimit të kazinove nga shkollat, duke ngitur dyshime se të njejtën po mbrojnë interesin e bzineseve që merren me veprimtarinë e lojrave të fatit.

Ademi tha se VMRO dhe aleatët e saj që 2 vite nuk kanë lejuar që propozim ligji për lojrat e fatit të debatohet në komision, teksa problematika e njejtë vazhdon ende.

“Sot u pa se kush është kundër diskutimit të ligjit për largimin e kazinove nga objektet shkollore. Opozita shqiptare dhe VMRO, u pa që janë në bashkëpunim të ngushtë më kazinotë e vendit, duke mborjtur këtë veprimtari dhe duke bllokuar këtë ligj. Nuk kanë shqetësim pikat tjera, por kanë shqetësim që lojrat e fatit të mos largohen nga shkollat. Shtrojme pyetjen, se deri kur do të presim që ata të përcaktohen për të mbrojtur interesin publik? Me këtë ligj parashihen rregulla më strikte për marrjen e licencës për këtë veprimtari, mirëpo ata po bllokojnë, sepse janë të bashkëpunim me veprimtaritë e lojrave të fatit. Prandaj, ne sigurisht që do të vazhdojnë një seancë të tillë, do të insistojmë që ky debat të zhvillohet dhe të shohim se përsë janë kundët këtij ligji… Ata që 2 vite nuk po vendosin të bëjnë debat për këtë punë, pra, po mbrojnë me çdo kusht kazinotë. Gazetarët lë të hulumtojnë se përse VMRO dhe aleatët e saj po mbrojnë këtë veprimtari”, u shpreh Ademi.

 

Story i mëparshëm

PSG, City e Barcelona kërkojnë fitore

Story i radhës

Mesazhi i ashpër i kryediplomatit turk: Të gjitha objektet e përdorura nga PKK-ja në Siri dhe Irak janë tani objektivi ynë

Të fundit nga