Ademi: Vjosa ishte shumë e afërt edhe me futbollin 

min lexim

Agim Ademi, president i FFK-së, është pikëlluar me ikjen në amshim të regjisores Vjosa Berisha.

I pari i futbollit të Kosovës tha se Kosova ka humb një personalitet dhe një regjisore të spikatur. 

“I trishtë lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të regjisores së njohur, Vjosa Berisha. 

Ajo ishte shembulli më i mirë i një gruaje të fortë, të suksesshme e shumë profesionale.

Vjosa ishte shumë e afërt edhe me futbollin dhe njëra nga anëtaret e para  të tifozëve të Kombëtares së Kosovës – Dardanët, e që me idetë e saja kontribuoi për koreografitë e ndryshme, si dhe tërhoqi edhe shumë vajza e gra në stadium që t’i japin mbështetje Kombëtares tonë.

Vjosa ishte përplot energji për jetën, teksa dha kontribut të jashtëzakonshëm për vendin nëpërmjet aktiviteteve të shumta të kulturës, artit dhe filmit, prandaj kontributi i saj do të jetë gjithmonë i paharrueshëm.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Fatos Berisha, familjeve Berisha e Istrefi, shoqërisë, Dardanëve dhe tërë komunitetit artistik për këtë humbje të madhe. 

I përjetshëm kujtimi për Vjosën!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biden merr masa për të kompensuar pasojat e rritjes së çmimit të gazit

Story i radhës

Xhaçka i përgjigjet akuzës së PD-së/ Ministrja mbron bashkëshortin dhe familjen e saj politike

Të fundit nga