Ademi vizitoi KF Beharin, vëzhgon nga afër punimet në fushë 

April 14, 2022
1 minut lexim

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, ka vizituar sot klubin e futbollit Behar në Vitomiricë të Pejës për të parë zhvillimet në punimin e fushës me bari sintetik, e që është investim i FFK-së.

I pari i FFK-së u prit nga kryetar i Lidhjes Rajonale të Pejës, Avdi Gashi dhe kryetari i klubit Behar, Asmir Zekiç.

 Ademi u njoftua nga afër me mbarëvajtjen e punimeve në fushë, ku gjithçka është duke shkuar mbarë dhe mirë.

Ky klub, i cili vepron në kuadër të Ligës së Dytë, ku pjesa më e madhe e futbollistëve janë të komunitetit boshnjak, shumë shpejt aktivitetin do ta zhvillojë në një fushë me bari artificial të një kualiteti të lartë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bujar Osmani thotë se nuk është në interes të Shqipërisë të ndahet nga RMV në rrugën drejt BE-së

Story i radhës

Artisti Pal Daka në Maldive për 25 vjetorin e martesës

Të fundit nga

ShkoLartë