Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Balancuesin godet shumicën e Badenterit

September 25, 2024
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese shkon direkt në minimin e parimit Kushtetues, që quhet përfaqësim i drejtë dhe adekuat, thotë deputeti i BDI-së, Arbër Ademi

Ademi, “Daily Click”  thotë se vendimi i kësaj gjykate për pezullimin e Balancuesit nuk është naiv, dhe se i njëjti rrezikon edhe Badenterin.

“Hapi tjetër i radhës, sipas kësaj logjike, do të duhej të ishte…të gabuar, të motivuar politikisht, as deputetët të mos deklarohen për përkatësinë e tyre etnike me rastin e kandidimit të tyre në zgjedhjet parlamentare, sepse edhe deputetët janë qytetarë. Nëse qytetarët gjatë procesit të punësimit, nuk do të duhej të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike, që nuk ka të bëjë këtu me Balancuesin, por është përtej Balancuesit, e në qoftë se edhe deputetët sipas kësaj logjike të mbrapsht nuk do të duhej të deklarojnë përkatësinë etnike, atëherë goditet edhe shumica e Badenterit, apo sjellja e ligjeve me shumicë të dyfishtë, ne nuk do ta dimë se cilët deputetë, cilës përkatësi etnike i takojnë”, theksoi Ademi.

Ademi tha se në këto 100-ditë Marrëveshja e Ohrit për më pak se 100 ditë, po goditet në të gjitha anët, me të gjitha mekanizmat.

“Pra, po kontestohet gjuha shqipe, e dini me sa mund dhe sa sakrificë kemi ardhur deri tek ky stad i zgjidhjes ligjore, e cila përmbyll atë pjesë normative të Marrëveshjes së Ohrit. Gjuha shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, flamuri kombëtar, asnjëherë nuk ka qenë çështje e kontestueshme, e debatueshme apo e kontestueshme, se a do të duhet në zyrën e një përfaqësuesi shqiptar të ketë apo jo flamur”, tha mes tjerash Ademi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Irani: Hezbollahu nuk do të ‘goditet në mënyrë kritike’ nga vrasja e komandantit në Liban

Story i radhës

Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë