Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot për disa orë ka qëndruar në Kampin Nacional në Hajval.
Po ashtu ai tha se po implementohet me sukses edhe sistemi VAR.
“Sot qëndrova për disa orë në Kampin Nacional në Hajvali, ku është duke u zhvilluar “Play-Off”-i Nacional për grupmoshat U13, U15 dhe U17.
Ndeshje interesante e atraktive po zhvillohen nga këto grupmosha, e po ashtu po implementohet me sukses edhe sistemi VAR, ku është duke u trajnuar për licencim grupi i dytë prej 30 gjyqtarëve.
Kënaqësi të shohësh angazhimin dhe përkushtimin e madh si të futbollistëve të rinj në fushë e po ashtu edhe të gjyqtarëve në zbatimin e shpejtë e në përpikëri të sistemit VAR”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.