Ademi: Përgëzoj Dritën dhe Drenicën që së bashku me Ulpianën e siguruan inkuadrimin në Superligën U17

June 21, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i kënaqur me rrjedhjen e garave të Kampionatit të Kosovës për grupmoshat e reja.

Ademi tha se grupmoshat e reja dhuruan lojëra interesante dhe me përplot emocione.

“Sot u përmbyllën me sukses garat e “Play-Off”-it Nacional për grupmoshat 13, 15 dhe 17-vjeç, të cilat u mbajtën nën organizimin e FFK-së në Kampin Nacional në Hajvali. 

Ndeshjet e kësaj gare dhuruan lojëra interesante, rivalitet sportiv e përplot emocione. 

Shpreh mirënjohjen time për të gjitha ekipet pjesëmarrëse për garë korrekte, teksa uroj ekipet kampione SHF “Kurda” në U-13, KF Ramiz Sadiku në U-15 dhe KF Ulpiana në U-17.

Po ashtu, përgëzoj KF Drita dhe KF Drenica që së bashku me KF Ulpiana e siguruan inkuadrimin në Superligën U17. 
Mirënjohje e falënderim për anëtarin e KE të FFK-së, Ismajl Ajeti me ekipin organizativ, për stafin e Kampit Nacional, për ekipin e zyrës për media, gjyqtarët dhe delegatët e ndeshjeve dhe ekipin e VAR-it për një punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre tetë ditëve të garave të “Play-Off”-it”,
ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ganiu mirëpriti mundësin Vejseli, i dëshiroj suksese dhe kthim me fitore

Story i radhës

Pse disa njerëz bien në dashuri menjëherë

Të fundit nga

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Kudiçini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga
ShkoLartë