Arbër Ademi tha se do të përdorin të gjitha mekanizmat demokratik për të mos lejuar që siç thotë, Maqedonia e Veriut të dalë nga binarët e perëndimit, përcjell TV21. Ademi tha se nuk do të heshtin para vazalëve dhe argatëve në qeveri që për të mos humbur kolltuqet e tyre, heshtin para politikave që po i sjellin dëme vendit
“Ne nuk do të rrimë me duar kryq dhe nuk jemi duke ndenjur. Do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat demokratik që i kemi në dispozicion si një opozitë me vizion, me strategji, si një opozitë që nuk do të lejojë që Maqedonia e Veriut të dalë jashtë binarëve të perëndimit. Në qoftë se ka vazalë dhe argatë në qeveri, që për të ruajtur kolltukun e tyre heshtin ndaj këtyre anomalive, ndaj këtyre politikave të gabuara, ndaj këtyre politikave që i sjellin dëme vendit, ne nuk do të heshtim”, tha Ademi në Daly Click në TV21.
Burimi: tv21