BDI: VENDIM SKANDALOZ, ANTIKUSHTETUES DHE NË KUNDËRSHTIM ME MARRËVESHJEN E OHRIT!
Ditë të rëndë për vendin. Në këtë mënyrë BDI-ja e ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar “balancuesin”. Arbër Ademi vendimin e quan antikushtetues dhe puro-poliik.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese në vend që të jetë gardian I kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë miraton një vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.
“Që nga sot e tutje, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, bien poshtë kuotat etnike gjatë punësimit. Askush, nga dita e sotme, nuk do të guxojë t`ju kërkojë deklaratë qytetarëve për përkatësinë etnike. Nuk është vendim që ka të bëjë me shfuqizimin e “balancuesit”. “Balancuesi” shfuqizohet automatikisht. Por, ky vendim është më shumë se aq. Prandaj, ne kemi ra pre e narativit që na kanë imponuar qarqet që e kanë sjellur këtë vendim të dëmshmën dhe antikushtetues.
Pra, bëhet fjalë për vendim antikushtetues që nuk ka të bëjë vetëm me balancuesin, por ka të bëjë direkt me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Pra, qytetarëve u mohohet një e drejtë kushtetuese me këtë vendim. Cila është ajo e drejtë? Është e drejta për përfaqësim të drejtë e adekuat në sektorin publik, në administratën shtetërore e publike dhe ne nga dita e sotme kthehemi para vitit 2001, ku më nuk është e rëndësishme se kush cilën përfaqësi etnike e ka, po kërkohet profesionalizmi dhe kompetenca, ashtu sic kërkohej para viti 2001 edhe në vitet e 90-ta dhe për cudi shqiptarët dhe komunitetet më të vogla ishin 2%. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN