Ademi në Hogosht: Me Kosovën në Evropian  

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar klubin e Kikës së Hogoshtit. 

Me këtë rast Ademi ka folur edhe për shumë gjëra në interes të futbollit. 

“Në kuadër të vizitave të fundvitit nëpër klube dhe regjione, sot qëndrova në KF “Kika” në Hogosht. Me këtë rast i përgëzova drejtuesit e klubit për projektin e ri të stadiumit aktual si dhe për një fushë stërvitore me bari sintetik, që do të financohen nga komuna e Kamenicës. 

Gjatë kësaj vizite shpreha gatishmërinë time dhe të federatës për ta ndihmuar këtë projekt, në mënyrë që ta përmirësojmë sa më shumë infrastrukturën sportive dhe t’u krijojmë kushte sa më të mira klubeve dhe të gjitha gjeneratave për zhvillimin e lojës së futbollit. 

Po ashtu, në këtë vizitë pata kënaqësinë që t’ia dhuroj një fanellë të Kombëtares së Kosovës tifozit 90-vjeçar, i njohur nga të gjithë në këtë zonë si Aga Dan. I dëshirova shëndet dhe e përgëzova për përkushtimin e tij ndaj lojës sonë të përbashkët – futbollit.

Gjithashtu para të pranishmëve e shpalosa edhe moton e re për vitin 2023 “Me Kosovën në Evropian”, duke u kërkuar të gjithëve mobilizim dhe përkrahje për djemtë dardanë në ciklin e ardhshëm kualifikues”, shkruan Ademi në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputeti Agron Çela largohet nga Partia e Lirisë. A do t’i bashkohet PS?- “Kam shumë oferta nga parti të tjera, por…”

Story i radhës

Alternativa letër Komisionit Europian, kërkon ndihmë për rastet e montuara

Të fundit nga