Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, është në formë të mirë. Ai është sërish golashënues për skuadrën e tij në derbin e qytetit, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Lokomotivën.
Ademi në minutën e 6-të shënoi gol të bukur dhe hapi serinë e golave.
Petkoviq shënoi golin tjetër për Djnanon dhe për vendasit Kulenoviq (12′).
Për Lokomotivën u paraqitën Hajdin Salihu dhe u zëvendësua në minutën e 83-t nga Jon Mersinaj, Indrit Tuci futet në lojë në minutën e 73-t dhe Art Smakaj në atë të 83-tën.
Salihu është ndëshkuar me karton të verdhë.
Dinamo kryeson me 28 pikë apo ka 9 fitore e 1 barazim pas 10 javëve në kampionatin kroat dhe Lokomotiva renditet në pozitën e tetë me 9 sosh.