Ademi: Na mbetet të marrim një vendim kyç të shtetarit për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 22 dhjetor – Lufta në Ukrainë na tregon sa e rëndësishme është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje na i hapi dyert e NATO-s dhe së bashku kemi parandaluar sulme terroriste në shtet dhe më gjerë. Është e rëndësishme se e kemi bërë hapin dhe vendimin e duhur, vendim të shtetarit me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, deklaroi sot deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, pas fjalimit vjetor të presidentit Stevo Pendarovski në Parlament.

 

Lufta në Ukrainë, siç tha, e intensifikoi fokusin e BE-së në drejtim të politikës së zgjerimit.

“I filluam negociatat dhe presim që ky fokus të vazhdojë me përfundimin e procesit. Gjithsesi se e mbështesim plotësisht edhe partneritetin strategjik me SHBA-në. Mbi të gjitha SHBA-ja ka qenë mbështetësi ynë në shumë procese reformuese që nga pavarësia. Vetëm në këtë mënyrë përmes një marrëdhënie partneriteti dhe relacioni me SHBA-në mund të vijmë në ato qëllime për të cilat synojmë”, tha Ademi.

Lidhur me “propozimin francez”, Ademi tha se ishte një nga çështjet më të mëdha me të cilat jemi përballur si shoqëri, duke theksuar se është për të ardhur keq që jemi përballur me “polarizim të madh në shoqërinë tonë”.

“Si politikanë, parti politike dhe shoqëri na mbetet një nga temat kyçe, e këto janë ndryshimet kushtetuese. Gjithsesi pa presion, por duhet të marrim vendime të shtetarit. Do të bëhet një dallim i qartë mes popullit maqedonas dhe bullgar dhe këtu duhet të përmendet se përmes pranimit të “propozimit francez” u njoh edhe gjuha zyrtare maqedonase si një nga gjuhët zyrtare të BE-së”, tha Ademi.

Ai dha edhe mendimin e tij edhe për mosbesimin e qytetarëve në institucionet vendore, duke theksuar se BDI ka një zgjidhje konkrete – një Propozim-ligj për veting i cili do t’i përfshijë të gjithë politikanët, por edhe gjyqtarët, prokurorët dhe policinë.

Ademi tha se duhet të gjitha partitë politike të punojnë së bashku në krijimin e një fronti të gjerë proevropian për t’i përfunduar qëllimet tona të kamotshme.

I pyetur nëse BDI po heq dorë nga negociatat me partitë politike shqiptare rreth ndryshimit të formulimit në Kushtetutë “gjuha që e flasin 20 për qind e popullsisë” në gjuhën shqipe, Ademi tha se nuk po heqin dorë, megjithatë potencoi se kjo nuk është kushtëzim

“Partitë nga blloku politik maqedonas nuk kanë pasur asgjë kundër, ata kanë qenë të gatshme dhe besoj se ende janë të gatshme kjo të inkorporohet. Me parashikim të një tjetër formulim dinjitoz asgjë praktikisht nuk do të ndryshohet. Kjo në përgjithësi nuk është kushtëzim dhe nuk është kusht” tha Ademi.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

“Na premto që do të vish kur të përurojmë bustin e babait tuaj”, Rama fton Mitsotakis sërish në Shqipëri

Story i radhës

UT dhe Asociacioni Maqedonas Amerikan Alumni nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Të fundit nga