Ademi: Me VLEN-in nuk ka vend për shqiptarët as në Presidencë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar edhe ndaj zhvillimeve të fundit në Agjencinë e Zbulimit, gjegjësisht me emërimet e fundit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, transmeton TV21.

“Me VLEN-in nuk ka vend për shqiptarët as në Presidencë.

Presidentja të cilës i dhanë përkrahje maksimale Koalicioni humbës, shkelësit e legjitimitetit shqiptar, nuk lejon as zëvendës drejtor në Agjencinë për Zbulim.

#NukKeniParëGjëAkoma“, shkroi Ademi.

Ka reaguar edhe Bujar Osmani:

“Për herë të parë pas vitit 2001, agjencia e zbulimit është pa asnjë drejtues shqiptar. Kjo nuk është më çështje e betejave politike, është situatë serioze dhe alarmante”./TV21

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Story i radhës

Ademi: Me VLEN-in në Qeveri për shqiptarët ska vend as në Presidencë e as në Intelegjencë

Të fundit nga