Ademi: Gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe do të bëhet gjuhë zyrtare e BE-së

min lexim

Me propozimin francez është paraparë se gjuha maqedonase është e mbrojtur tani dhe gjithmonë. Gjuha maqedonase do të bëhet gjuhë zyrtare e BE-së, theksoi në konferencën e sotme për shtyp koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi pas koordinimit të përkushtuar Informacionit për propozimin-kornizë negociuese.

“Si lajm i rrejshëm thonë se nuk do të fillojmë, nuk do të startojmë negociatat. Dhe në kornizën negociuese dhe në të gjitha dokumentet, por edhe deklaratat e miqve tonë nga bashkësia ndërkombëtare, nga vendet demokratike, thuhet se menjëherë do të fillojmë me negociatat. Dhe tani kujt t’i besojmë? Në lajmet e rrejshme apo në përfaqësit e institucioneve tona edhe nga miqtë tonë ndërkombëtar me të cilët krah për krahë kemi arritur të gjitha sukseset në këtë shtet”, deklaroi Ademi.

Ai nënvizoi se protokolli me Bullgarinë kur të finalizohet, do të nënshkruhet dhe me kohë do të ndahet me opinionin.

“Për unë si deputet kam qasje në këto dokumente? Secili qytetar duhet të ketë qasje në këto dokumente. Dhe ka qasje në këto dokumente. Medoj se kësisoj transparence nuk ka pasur deri më tani. Dhe duhet të vazhdojmë kështu për të fituar betejën me lajmet e rrejshme, që hartohen në qendrat që nuk ia dojnë të mirën Maqedonisë së Veriut dhe shoqërisë tonë. Sepse dokumentet tanimë janë publikuara, e gjithë opinioni ka qasje tek të njëjtat, dhe kjo mund të bëhet. Menjëherë mund të dorëzohen në Kuvend si material ’bekgraund’”, tha deputeti i BDI-së.

Ademi tregoi se zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, ashtu si gjithmonë ka marrë pejsë në koordinimet e organizuara dhe të konvikuara nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe tha se do të përcjellë këtë kërkesë në Qeveri dhe ajo në korniza të kompetencave të saja dhe procedurave do ta dorëzoj këto dokumente në përputhje me Kodin e Punës të Kuvendit.

Ademi theksoi se gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe se gjuha maqedonase do të aplikohet në mënyrë të plotë në legjislaturën evropiane dhe nuk do të ketë sqarime, fusnota, yje, asterikse etj.

Ai shtoi se pikërisht për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë ndaj gjuhës deri më tani nuk kemi nënshkruar marrëveshjen me FRONTEKS.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasadori Ludva takon kreun e Çairit Visar Ganiu

Story i radhës

Çfarë do të thotë të ndihesh seksualisht i papërshtatshëm

Të fundit nga