Ademi flet për gjendjen e KV Prishtina F: Kemi pasur probleme!

1 minut lexim

Prishtina F, klubi më i vjetër në kryeqytet në volejbollin e femrave, është ballafaquar dhe po ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme.

Ekipi garon në Superligën B të Kosovën.

Fejzullah Ademi, sekretar i klubi tregon për peripecitë që u ballafaqua klubi në të kaluarën dhe ku gjendet tani.  

“Gjendja në klubin Prishtina-F , është jo e mirë, edicionin e fundit kemi pasur problem material dhe kadrovike, pandemia e ka bërë të veten dhe kemi pasura problem me lëndime të lojtareve të formacionit bazë (5 lojtare të lënduar) gjatë edicionit të fundit si dhe mungesa e mjeteve financiare ka ndikuar ne largimin edhe të lojtareve.

KV Prishtina –F , është duke u munduar të rikuperohet për edicionin e ri, na është premtuar ndihma nga drejtoria për Kulture dhe Rini të KK Prishtina.

Natyrisht se klubi është duke bërë përpjekje për sigurimin e sponzorëve pa të cilët është vështirë me arritur rezultate të dëshiruara.”, thotë Ademi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Duka: Përmirësojmë shëbrimet komunale, transportin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e kanalizimeve

Story i radhës

Chiara Ferragni më në fund tha ‘po’, do prezantojë festivalin e ‘Sanremos’ vitin e ardhshëm

Të fundit nga