Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari për pohimet e Ali Ahmetit, përcjell TV21. Ademi thotë se BDI nuk i ndanë shqiptarët dhe se si parti gjithmonë kanë ruajtur unitetin e shtetit, ndërkaq për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti thotë se asnjëherë nuk ka pasur oreks për pushtet.
“Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e liderit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, që të tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të VMRO-s, VMRO-VLEN, Taravari. BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend. BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për #BASHKIM e jo për vazalitet të shqiptarëve ndaj asnje force politike në vend, vazalë si sot që janë VLEN-i, turpi i politikës shqiptare.
Ali Ahmeti nuk ka pasur oreks për pushtet asnjëherë, këtë e ka dëshmuar duke mos marrë asnjë funksion në ekzekutiv për dekada me radhë, por duke i dhënë hapsirë kuadrove të rinjë. Dorëheqja kolektive e ekzekutivit të BDI-së gjatë mandatit të kaluarështë edhe një dëshmi shtesë, vetëm e vetëm VMRO të votonte ndryshimet kushtetuese. Në pushtet Ali Ahmetin dhe BDI-në e kanë mbajtur votat e shqiptarëve, duke ngadhnjyer në çdo cikël zgjedhor, për dallim nga Kumbara i koalicionit VMRO-VLEN, i cili që nga viti 2017 shëtit herë në Qeveri e herë në Opozitë, pa i fituar zgjedhjet asnjëherë!”, ka shkruar Ademi.
Burimi: tv21