Ademi: Bota e ka izoluar Rusinë, ka mbetur në shoqëri të Koresë së Veriut

March 10, 2022
1 minut lexim

Qëndrimi i Rusisë është krejtësisht i-relevant , bota e ka izoluar Rusinë. Kështu vlerëson Arbër Ademi vendimin e Rusisë që Republikën e Maqedonisë së Veriut ta vendos në listë e shteteve jo mike. Sipas Ademit Rusia për fatin e keq të saj ka mbetur në shoqëri të Koresë së Veriut, Bjellorusisë, Sirisë dhe Eritres, shkruan Alsat

“Ne kemi thënë me kohë se dënojmë ashpër këtë invazion dhe këto veprime luftarake të drejtpërdrejta të Rusisë në Ukrainë dhe sigurisht që jemi rreshtuar me të gjitha shtetet e botës së civilizuar në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në fakt jemi vënë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe kufijve të Ukrainës të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht. Kjo është reflektuar edhe përmes miratimit të deklaratës. Rezoluta e OKB-së ishte kësisoj ku 141 shtete ishin kundër veprimeve luftarake dhe agresionit të Rusisë, vetëm 5 shtete ishin në anën e Rusisë dhe 31 të tjera ishin të përmbajtura. Prandaj po them se futja e RMV-së, Shqipërisë dhe gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe SHBA-së në listën e vendeve armike të Rusisë, unë mendoj se është krejtësisht i-relevante”, deklaroi Arbër Ademi, BDI. /Alsat.mk

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lufta në lindje të Ukrainës dhe ndërhyrja e Rusisë – viti 2014

Story i radhës

Pakoja anti-krizë arriti në Kuvend, Xhaferi cakton seancën 

Të fundit nga

ShkoLartë