Ademi: As nuk dua ta mendoj humbjen nga Qipro

min lexim

Ballafaqimi me Qipron ditën e nesërme do të jetë vendimtar për Kosovën në grupin 2 të Ligës C pasi humbja nga Irlanda Verore dhe fitorja e Qipros ndaj Greqisë e ka komplikuar tej mase situatën në këtë grup.

Një humbje eventuale nga Qipro në “Fadil Vokrri” dhe fitorja eventuale e Irlandës Veriore ndaj Greqisë, do të bënte që Kosova të mbetej e fundit në renditjen e këtij grupi dhe kjo situatë do ta konfirmon zbritjen e Kosovës një rang më poshtë, përkatësisht në Ligën D.

Në lidhje me këtë situatë, ka folur edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka thënë se të gjitha rrethanat janë që Kosova të mos bie një kategori më poshtë, por që futbolli di të ofrojë befasi të mëdha.

Duke folur për KosovaPress, Ademi ka thënë se si president as nuk dëshiron ta mendojë dështimin e Kosovës në ndeshjen e nesërme, derisa ka kërkuar nga tifozët dhe skuadra që të japin maksimumin gjatë 90 minutave.

“Kemi një skuadër që e ka rritur nivelin e kualitetet e saj. Të gjitha rrethanat nesër i kemi në favorin tonë dhe unë as nuk dua ta mendoj e as nuk pres që të kemi rezultat negativ. Skuadra është e organizuar mirë dhe së bashku me tifozët mendoj dhe pres që të dalim me rezultat në favorin tonë. Që nga fillimi jemi nisur dhe kemi pasur objektiv që të kualifikohemi një rang më lartë dhe tani qëndrimi në këtë rang është diçka që duhet ta rrimë me çdo kusht.”, ka thënë Ademi.

Ndeshja Kosovë-Qipro zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë i bën 2 njerëz të ndjejnë ‘kimi’ mes tyre?

Story i radhës

Të huajt investuan mbi 80 milionë euro në ndërtim në Shqipëri në gjashtë mujorin e parë

Të fundit nga