Koordinatori i grupit parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë një konference për shtyp ka thënë se gjatë ditës së djeshme opinioni e ka parë se sa të lodhur dhe të pafuqishëm janë Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa, informon GAZETA.MK
“Aleanca dhe Besa i rijnë gatitu Levicës dhe VMRO. Aleanca dhe Besa janë patericë e Levicës dhe Besës. Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa gjithashtu largoi me dhjetëra shqiptarë nga ndërmarrjet e qytetit te Shkupit”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.