Adem Avziu jep një lajm të madh për Tetovën, “Kodra e Diellit” me investues gjigant nga Austria

November 25, 2022
1 minut lexim

Qeveria e RMV-së sot miratoi Vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit” subjektit investues “TechnoAlpin”.Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori Adem Avziu informon Tetovasot

Marketing

Ai tha se është jashtëzakonisht i lumtur që TechnoAlpin, si një lider botëror për prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale për vendskijime dhe si ekspert i mirënjohur në planifikimin dhe projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit në resorte të ndryshme botërore, më në fund ka marrë statusin e investitorit strategjik me një plan ambicioz zhvillimi të Ski-Qendrës “Kodra e Diellit” për të modernizuar zonën aktuale të skijimit dhe për të optimizimuar infrastrukturën parësore të nevojshme për zhvillimin e Kodrës së Diellit.
Bëhet fjalë për investim total prej 186 milionë euro, që do të realizohet në 6 faza investimi, duke filluar nga viti 2023.
Në fazën e parë të investimit, që do të implementohet në periudhën 2023-2028 me një shumë investimi prej 55,117,000.00 euro, do të realizohet:
– Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse
– Dy shtigje të reja skijimi
– Instalim i sistemeve për borë artificiale
– Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim
– Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave
– Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse
– Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*
– Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit

Dikur ishte vetëm ide, ndërsa sot, të gjithë jemi dëshmitarë se po manifestohet dhe jetësohet një ndër nismat më me rëndësi për vite me radhë! Tha Avziu

Me këtë dëshmohet se puna e viteve të fundit ka dhënë rezultate reale duke krijuar kushte reale për investitorët e huaj duke impaktuar drejtpërdrejtë në krijimin e një baze të fuqishme për rritje ekonomike, zhvillim të qëndrueshëm dhe garancë për vende të reja pune.

Kjo po që është epoka e zhvillimit të Kodrës së Diellit.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DPHM: Gjatë vikendit rikthehet i ftohti në Maqedoni

Story i radhës

Të gjithë fitimtarë nga marrëveshja për targat!!!

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të
ShkoLartë