adelina i gezohet shkarkimit te vellait te leonora jakupit 6232462c18f5f

Adelina i gëzohet shkarkimit të vëllait të Leonora Jakupit

March 16, 2022
1 minut lexim

Vëllai i Leonora Jakupit, Adnan Jakupi është shkarkuar sot nga Donika Gërvalla – ministre e jashtme dhe e diasporës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka shkarkuar sot 11 diplomatë, në mesin e të cilëve edhe Adnan Jakupin që është vëllai i këngëtares së njohur Leonora Jakupi.

E kjo nuk duket se ka shkuar pa u vërejtur nga njëra prej rivalëve të përjetshme të estradës, Adelina Ismaili.

“Fshisë, fshisë dadës”, ka shkruar në një InstaStory këngëtarja Adelina Ismaili.

Kujtojmë se pas luftës, gjatë xhirimeve të një kasete për festën e vitit para 17 viteve në Prishtinë.

Image

Adelina Imsaili/Instagram

E ky rivalitet ka vazhduar gjatë viteve, gjë që është parë edhe në këtë postim të Adelinës sonte.

Kujtojmë se Adnan Jakupi mbante pozitën e këshilltarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ishte edhe sekretar i dytë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

Jakupi u emërua në këtë pozitë nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, derisa në Tiranë po shërbente si ambasador Sylejman Selimi.

MPJ përmes një komunikate për media ka thënë  se diplomatët e liruar nga detyra ishin punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm dhe përmes vendimeve arbitrare.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

biden mendoj se putini eshte kriminel lufte 62324628de672
Story i mëparshëm

Biden: Mendoj se Putini është kriminel lufte

tirana shenon fitoren e pare 6232462f92a94
Story i radhës

Tirana shënon fitoren e parë

Të fundit nga

Ahmet Isufi-Kampion universitar në shah 2025

Organizuar nga Feferata e Sportit Universitar të Kosovës dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës, në Sallën e shahut të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvilluar xhiroja e
ShkoLartë