Adelina Çipa, e shqetësuar: Dhuna tani u bë pjesë e pandashme e palestrave tona

December 11, 2022
1 minut lexim

Sonte ndodhi turpi i madh në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës së Mitrovicës, ku tifozët e të dy ekipeve shkaktuan rrëmujë, hodhën mjete piroteknike, thyen disa karrige dhe fyerje mes vete.

Policia ka zbrazur palestrën e Qendrës së Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, e cila ka evituar më të keqen.

Me këtë rast ka reaguar edhe ish basketbollistja e mirënjohur, Adelina Çipa.  

“Nuk po mundem pa reaguar për dhunën e sotme në finalen e Superkupës.

Dhuna tani u bë pjesë e pandashme e palestrave tona.

Më nuk po mendojmë se a do të shikojmë lojë cilësore, por dhashtë Zoti të përfundoj pa incidente.

Klubet, federata urgjentisht ta përgatisin strategjinë e daljes nga kjo situatë, më vije keq, por ka marrë kahje të huliganizmit pa kthim.

Në palestra më shumë zënë vend persona që shkaktojnë dhunë se sa ish sportistë dhe adhurues të vërtetë të basketbollit e sportit në pêrgjithësi.

Të mbahet Superkupa, ngjarje 4 ditore e që mos të organizohet një takim i përbashkët i liderëve të tifozëve vërtetë e pakuptimtë. 

Gjithë ky investim shkon huq dhe i bie një hije e keqe sportit, nëse nuk punohet me të gjithë akterët sa duhet”, thotë Çipa për gazetën kombëtare “Bota sot”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

Story i radhës

Shkolla fillore LIRIA me poçe të reja elektrike me efikasitet energjetik

Të fundit nga

Prishtina barazon me kampionin

Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollisti Bleart Tolaj ka
ShkoLartë