Adele po sjell një projekt të madh që nuk ka të bëjë me muzikën

1 minut lexim

Adele po vjen me një projekt të madh. Ylli me famë botërore thuhet se po planifikon një dokumentar që tregon gjithçka për karrierën, dashurinë dhe për shfaqjet e anuluara në Las Vegas.

Sipas gazetës britanike The Sun, producentët kanë nisur punën për dokumentarin.

“Adele ndjen se ajo i zhgënjeu disi fansat me mënyrën se si kanë kaluar 12 muajt e fundit, veçanërisht shtyrja në minutën e fundit të koncerteve të saj në Las Vegas, dhe e sheh këtë si një mënyrë për të kompensuar këtë”, tha një burim për gazetën britanike.

“Edhe pse të gjithë e dinë emrin e saj, Adele është ende mjaft misterioze si person. Jeta e saj tani në krahasim me kohën kur publikoi albumin e saj debutues është e panjohshme.” Burimi tha se projekti intim do të eksplorojë karrierën e këngëtares së “Hello” dhe udhëtimin drejt famës globale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arsenali dhe Man City afër marrëveshjes për futbollistin ukrainas

Story i radhës

Kremlini dënon me burg aktivistin e opozitës ruse për lëvizjen e tij anti-Putin

Të fundit nga