adaptohet qeni i 1000 te ne prishtine 67eabf1908f95

Adaptohet qeni i 1000-të në Prishtinë

March 31, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të martën, me një ceremoni do të bëhet adoptimi i qenit të 1000-të në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak të Kryeqytetit.

Ky aktivitete do të bëhet në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Kryeqytetit për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, dhe ekipin e tij, do të vizitojnë Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak.

Gjatë vizitës, ata do të njihen me përpjekjet dhe përkushtimin e stafit të qendrës, procesin e kujdesit ndaj kafshëve si dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të këtij shërbimi.

Gjithashtu, Kryeqyteti do të vazhdojë me fushatat e ndërgjegjësimit dhe projektet e reja që synojnë përmirësimin e kushteve për qentë endacakë, duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe kujdesin e vazhdueshëm veterinar.

“Adoptimi i qenit të 1000-të nuk është vetëm një statistikë, por një tregues i qartë i progresit në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të përgjegjshëm për kafshët në Kryeqytet. Ky hap i rëndësishëm tregon se me përkushtim dhe bashkëpunim, mund të krijohen ndryshime pozitive dhe të arrihet një trajtim më i dinjitetshëm për të gjitha kafshët endacake”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kamioni perplaset me nje avion kaos ne aeroportin e parisit 67eabea71b738
Story i mëparshëm

Kamioni përplaset me një avion, kaos në aeroportin e Parisit

5 shenja qe ju japin duart per lidhjet tuaja sipas eksperteve 67eac0498ae2d
Story i radhës

5 shenja që ju japin duart për lidhjet tuaja, sipas ekspertëve

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë