Activision tha se kishte çaktivizuar një teknikë të përdorur nga hakerët me sistemet e identifikimit të manipulimit në video lojërat Call of Duty: Warzone dhe Modern Warfare III për të dëbuar lojtarë të cilët nuk kishin përdorur asnjë hile.
Kompania tha se numri i përdoruesve të prekur është i vogël dhe llogaritë janë rikthyer. Megjithatë, zebleer, që drejton Phantom Overlay ku shet teknika manipulimi pretendon se problemi është më i madh sesa Activision thotë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, zebleer shpjegonte se kur sistemi kundër manipulimit dhe hileve Ricochet kur skanon memorien e kompjuterit të një lojtari për të gjetur softuerë manipulues, ajo çfarë kërkon ishte në tekst të lexueshëm:
54 72 69 67 67 65 72 20 42 6f 74 (Trigger Bot)
Si rezultat zebleer thotë se prej kohësh ka qenë e mundur që të dëbohet një lojtar i pafajshëm thjeshtë duke dërguar një ftesë me një mesazh “Nice Trigger Bot dude.”
Zebleer pretendon se mijëra lojtarët të pafajshëm janë goditur nga një teknikë përpara se të vihen në shënjestër streamer-at e mëdhenj.
BobbyPoff ishte një prej streamer-ave të dëbuar përpara se llogaria e tij të rikthehej ditën e djeshme. Spekulime të shumta shpërthyen nëse BobbyPoff ishte një hileqar ose jo ndërsa ai qëndroi stoik me ndershmërinë e tij.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al