Activision braktis Call of Duty: Warzone Mobile

May 19, 2025
1 minut lexim

Activision njoftoi në rrjetin social X se titulli i saj Call of Duty: Warzone Mobile do të mbyllet përgjithnjë dhe të largohet nga Google Play dhe App Store.

Kompania është duke ju dhënë lojtarëve një shans të fundit ta shkarkojnë lojën e cila do të hiqet prej ditës së sotme ndërsa nuk do të marrë më as përditësime.

Sipas Activision, Call of Duty: Warzone Mobile nuk ka përmbushur pritshmëritë e kompanisë siç kanë bërë versionet në PC dhe konsola.

Adaptimi i lojës battle royale u lançua në Mars të 2024, dy vite pas u lançua për herë të parë. Entuziastët e lojës pritën më shumë se dy vite për debutimin për të marrë vetëm një vit hapësirë për të luajtur.

Loja kishte optimizimim të dobët dhe konsum të lartë të baterisë. Nëse e instaloni lojën sot më 19 Maj 2025, do të keni qasje në përmbajtjet ekzistuese tha Activision në rrjetin social X.

Për të incentivizuar përdoruesit të kalojnë në tituj të tjerë, Activision tha se mund të kyçen në Call of Duty: Mobile duke përdorur llogarinë ekzistues dhe të përfitojnë dyfishin e pikëve që kanë pasur në llogarinë Warzone Mobile. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Osmanit

Story i radhës

Prishtina dhe Llapi, përballje e madhe në finalen e Kupës së Kosovës

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë