Activision Blizzard aprovon shitjen tek Microsoft

April 29, 2022
1 minut lexim

Aksionerët e Activision Blizzard kanë votuar në favor të blerjes 68.7 miliardë dollarëshe nga Microsoft. Më shumë se 98% e aksionerëve që votuan në takimin e mbajtur ditën e Enjte aprovua shkrirjen e kompanisë.

Marrëveshje nuk është finalizuar ende dhe mund të dështojë. Kjo sepse Komisioni Federal Tregtar në SHBA është duke rishikuar marrëveshjen nëse është në përputhje me ligjin.

Është i njëjti autoritet që pak javë më parë doli kundër blerjes së ARM nga Nvidia dhe hapi hetim ndaj blerjes së Instagram dhe WhatsApp nga Meta.

Microsoft dhe Activision Blizzard gjithashtu kanë nevojë për miratimin rregullator të Britanisë, Bashkimit Evropian, Kinës dhe disa vendeve të tjera të botës.

Kompanitë shpresojnë që shkrirja të përmbyllet në Qershor të 2023. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rritet sërish çmimi i karburanteve

Story i radhës

Mijëra trupa të Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohen në Evropë në përpjekje për të luftuar agresionin rus

Të fundit nga

ShkoLartë