Acer nuk do të harxhojë më kohë dhe ka vendosur menjëherë të përdorë procesorët e rinj Intel Gen 12 për laptopët ultra-portativë.
Prodhuesi i laptopëve prezantoi Swift 5 dhe Swift 3 të cilët përveç procesorëve sjellin edhe përmirësime të tjera. Swift 5 vjen me ekranin 16:10 me rezolucion 2560×1600.
Procesori prej 12 bërthamash shoqërohet nga 16GB RAM LPDDR5 dhe 2TB SSD. Përmbush kriteret e Intel Evo me 10 orë jetëgjatësi baterie ndërsa 30 minuta karikim siguron 4 orë bateri.
Dy porta Thunderbolt 4, dy porta USB 3.2 Gen 1 dhe një portë HDMI 2.1 ofrojnë kontektivitet të qëndrueshëm.
Përditësimi i Swift 3 është më modest. Ekrani 16:9 ka rezolucion 1080 ose 1440p por përdoruesit mund të zgjedhin deri në 2TB SSD.
Të dy laptopët kanë një kamër 1080p.
Sistemet dalin në shitje në Qershor me Swift 5 që filon nga 1499 dollarë dhe Swift 3 nga 850 dollarë. Kujtojmë se modeli i kaluar i Swift 5 kushtonte 1,000 dollarë. /PCWorld Albanian