Abuzonte me studentet në këmbim të notave të mira, ish-mësuesi do të dëmshpërblejë shkollën, por jo “viktimat”

min lexim

Një profesor matematike nga Cagliari, tashmë i dënuar me 10 burg për zhvatje dhe dhunë seksuale ndaj nxënëseve të moshës 14-18 vjeç, do të duhet të paguajë edhe 100 mijë euro si dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit të shkollës.

Ai i kërkonte studenteve “ndere seksuale” në këmbim të notave të mira.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të viktimave, të cilëve nuk i është njohur asnjë dëmshpërblim ekonomik.

“Dëmtim i imazhit të shkollës? Institucioni ka mbuluar prej vitesh abuzimin e mësuesit”, është akuza e një babai.

Bazuar në hetime, ish-mësuesi i matematikës në një shkollë të mesme në Cagliari ka kërkuar favore seksuale nga nxënëset e tij për vite me radhë në këmbim të notave të mira. Nxënëset ishin të gjitha nga mosha 14 deri në 18 vjeç.

Sipas aktakuzës, këto ngjarje kanë ndodhur në klasat e së njëjtës shkollë, shkruan Tg Com. 

“Nëse nuk rri me mua, do t’i tregoj prindërve të tu që je lesbike, nëse nuk bën atë që dua unë, do të postoj fotot e tua komprometuese në internet”, ishin disa nga kërcënimet e ish-mësuesit.

Nga ana tjetër, burri kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat në momentin e arrestimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hani limon sa më shumë, këto janë tre përfitimet e jashtëzakonshme për organizmin

Story i radhës

Dashuria e parë: pse nuk harrohet kurrë?

Të fundit nga