Abuzonin seksualisht me një 15-vjeçare, arrestohen dy persona!

1 minut lexim

Një rast i rëndë është raportuar në Maliq, ku një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga dy persona, tashmë të arrestuar.

Policia e Maliqit ka arrestuar një 41 vjeçar dhe një 22 vjeçar të cilët dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur.

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Story i mëparshëm

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin për vrasjen e rëndë në Baks të Skenderajt, Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarve

Story i radhës

Aeroporti i Koelnit ndalon të gjitha fluturimet, ja çka ndodhi

Të fundit nga