Vetëm 0,2 për qind e rasteve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve raportohen në linjën SOS, duke ngritur shqetësime për mungesën e informimit dhe besimit te mekanizmat ekzistues të mbrojtjes. Kjo u theksua në një debat në Kuvend, ku u shqyrtua mundësia e krijimit të një linje nacionale për denoncimin e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve në internet.
Organizatat që merren me mbrojtjen e fëmijëve kërkojnë avancimin e linjës 116-111 dhe platformës „Alo Bushavko“, si dhe koordinim më të mirë mes policisë, prokurorisë dhe institucioneve sociale. Si hap i radhës, do të përgatitet një model-propozim për linjën nacionale, ndërsa synohet që fëmijët të kenë mundësi të denoncojnë abuzimin në mënyrë konfidenciale dhe të marrin ndihmë në kohë./TV21
Burimi:TV21


