presidentja shiroka pula barazia matet me mundesite qe secili i ka ne jeten e perditshme 6afe05e172da8

Presidentja Shiroka Pula: Barazia matet me mundësitë që secili i ka në jetën e përditshme

November 18, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, “Let’s Talk 2026”.

Gjatë këtij aktiviteti, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e dialogut në afrimin e njerëzve, kuptimin e përvojave të njëri-tjetrit dhe tejkalimin e barrierave që ndajnë shoqërinë.

Ajo ka vlerësuar se “Let’s Talk” krijon një hapësirë të rëndësishme ku njerëzit mund të flasin hapur për përvojat e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe ndryshimet që dëshirojnë t’i shohin në shoqëri.

Presidentja ka theksuar se barazia nuk duhet të matet vetëm përmes të drejtave të garantuara me ligj, por edhe përmes mundësive që secili individ i ka në jetën e përditshme për të vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas saj, secili ka përgjegjësi që të mos lejojë që paragjykimet të shndërrohen në pengesë për të tjerët.

Në fund, duke iu drejtuar të rinjve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, Shiroka Pula ka theksuar se aspiratat e tyre kanë vend në Kosovë, zëri i tyre ka rëndësi dhe e ardhmja e tyre duhet të ndërtohet mbi mundësi të barabarta.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abuzimi seksual ndaj femijeve vetem 02 e rasteve raportohen ne linjen sos kerkohet linje nacionale per denoncim 6afe055b129b3
Lajmi i mëparshëm

Abuzimi seksual ndaj fëmijëve, vetëm 0,2% e rasteve raportohen në linjën sos, kërkohet linjë nacionale për denoncim

protestuesit marshim ne rruget e tiranes policia i ndjek nga pas 6afe063b88323
Lajmi i radhës

Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas

Të fundit nga

ShkoLartë