olivia rodrigo grate e reja nuk kane nevoje per martese dhe femije per te qene te lumtura 6afdeab093f58

Olivia Rodrigo: Gratë e reja nuk kanë nevojë për martesë dhe fëmijë për të qenë të lumtura

November 18, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo ka ndarë pikëpamjet e saj për martesën dhe amësinë, duke theksuar se gratë e reja nuk kanë nevojë të martohen apo të kenë fëmijë për të pasur një jetë të lumtur.

Në një intervistë për revistën “British Vogue”, 23-vjeçarja u shpreh se jeta ofron shumë arsye për lumturi përtej këtyre etapave tradicionale.

Me humor, Rodrigo tha se martesa është ende diçka e largët për të, duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk e sheh si një prioritet.

Megjithatë, këngëtarja theksoi se nuk është kundër amësisë. Përkundrazi, ajo zbuloi se dëshiron të bëhet nënë një ditë dhe se kjo është një nga dëshirat e saj më të mëdha.

Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Shumë njerëz e kanë përkrahur mesazhin se lumturia e një gruaje nuk duhet të përcaktohet nga martesa apo lindja e fëmijëve, ndërsa të tjerë kanë mbrojtur rëndësinë e martesës dhe amësisë në jetën e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne kroaci humb jeten 33 vjecari nga maqedonia gjate punes ne hekurudhe 6afdeaad6de7a
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

Të fundit nga

ShkoLartë