Abuzimi i 11-vjeçares nga 5 meshkuj/ VIP-at që zbritën në shesh e ju bashkuan protestës (FOTO LAJM)

1 minut lexim

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Prishtinës në shenjë proteste kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Protesta vjen pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku një vajzë 11 vjeçare u abuzua seksualisht për disa orë rresht në Prishtinë nga pesë të rinj.

Disa nga VIP-at që iu bashkuan protestës ishin Dafina Zeqiri, Dj Geek, Adriana Matoshi, Shyhrete Behluli me të bijën, Engjëllusha Salihu, Ron Zaiti, Ana Kabashi, Teuta Krasniqi, Lyrical Son etj. Kujtojmë që një ditë më parë, Dafina Zeqiri rrëfeu një moment të trishtë marrë shkas nga kjo ngjarje.

Këngëtarja u përlot nga ngjarja teksa tregoi se edhe ajo ka qenë e ngacmuar seksualisht. “Kam qenë e ngacmuar seksualisht! I di të drejtat e mia! Nëna ime na ka rritur ne si nënë/baba/ vëlla/ motër dhe na ka mësuar për të drejtat tona. Do t’i luftoj përgjithmonë abuzuesit! Jam përgjithmonë me ju!”, tha ajo.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet një 53-vjeçar në Tabanoc, i gjenden monedhe të vjetra

Story i radhës

Vrasja e dyfishtë nga vëllai/ Nëna nuk shkon në ditën e varrimit të Dritan Muskurtit dhe bashkëshortes, të pranishëm vetëm…

Të fundit nga