Abrashi: Sistemi i drejtësisë në Kosovë është i çaluar, gëzon kredibilitetin më të ulët

min lexim

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i çaluar.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë në Kosovë gëzon kredibilitetin më të ulët në vend.

“Ne e dimë që sistemi i drejtësisë në Kosovë është i çaluar kryekëput, gëzon kredibilitetin më të ulët në Republikën e Kosovës”, thotë Abrashi.

Ai thekson se “pa marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, interpretimet e saja, apo përgjegjësisht gjërat që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, nuk gëzojnë ndonjë statusi të dogmës që nuk mund të flasim apo komentojmë për to.”.

Ndryshe, ai është shprehur optimist se Qeveria Kurti II do t’a përfundojë mandatin e saj qeverisës në bazë të afateve të parapara me ligj dhe kushtetutë.

“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, me aq sa kam mundur me vërejtur unë dhe jo vetëm unë është se ‘qeveria Kurti 2 është t’a përfundojë mandatin e vet Kushtetues ashtu siç e ka marrë në zgjedhje demokratike’, ka thënë Abrashi.

Story i mëparshëm

Një perlë automobilistike me vetëm 430 kilometra të kaluar, Lexus LFA shitet për gati një milion dollarë

Story i radhës

Kush është “BABA” i Frontit Evropian? Sadulla Duraku: Udhëheqës i Frontit është Ali Ahmeti

Të fundit nga