Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Abrashi i reagon ashpër Rukiqit – zbulon prapavijën e vizitës në Beograd, jep këto detaje! – Gazeta.mk

Abrashi i reagon ashpër Rukiqit – zbulon prapavijën e vizitës në Beograd, jep këto detaje!

min lexim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rakiqi, ka dhënë detaje rreth takimit midis Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Rukiqi ka konfirmuar se delegacioni nga SHBA-ja i ka kërkuar atij që t’u bashkohet amerikanëve për të diskutuar rreth projekteve të rëndësi ekonomike për rajonin.

E në lidhje me këtë deklaratë deputeti Artan Abrashi përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ashpër .

Ai përmend arsyet e vizitës së Rukiqit në Serbi dhe bisedat që ai ka pasur atje, përcjell “Bota sot”.

“Ky në Beograd ka shku me folë me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë për projekte në Kosovë. Kjo nuk është e tëra. Nëse e shikoni se çka kanë folë në bazë të temave ju e kuptoni ku ka qenë esenca”, shprehet Abrashi tutje.

Postimi i plotë

Ky Rukiqi sot po mban shumë ders ekonomik. Por, veç një moment.

Ky në Beograd ka shku me folë me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë për projekte në Kosovë. Kjo nuk është e tëra. Nëse e shikoni se çka kanë folë në bazë të temave ju e kuptoni ku ka qenë esenca.

Kanë folë për Brezovicën ku deri vonë Serbia ka pasur edhe rampë ndaluese, kanë folë për miniera ku dihet se bëhet fjalë për Trepçën e për Ujmanin nuk ka pasur nevojë sepse atë kërkesë Serbisë ja ka plotësuar tash bashkëpartiaku Dulla.

Shikojeni se në çfarë niveli e patën sjellë sovranitetin e vendit e sot na flasin për të ardhmen e tij.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“Më i madhi për këtë sektor”, ministrja Koçiu: Buxheti 2025 për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale tejkalon 1 mld euro

Story i radhës

Shpallet konkursi për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Gjilanit

Të fundit nga