Grasshoppers starton me fitore në kampionatin zviceran.
Ekipi i Grasshoppersit ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Luganos, në ndeshjen e javës së dytë.
Për Grasshoppersin ishte ndeshja e parë në edicionin e ri.
Në radhët e Grasshoppersit u paraqit Anmir Abrashi, i cili u vlerësua me notën 4 nga media zvicerane “Blick”. Meritan Shabani u paraqit në fund të takimit në radhët e Grashoppersit.
Portieri Amir Shaipi ka bërë paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me notë 4.
Kawabe shënoi në minutën e 12-të dhe të 47-tën për Grasshoppersin dhe Celar (79’ -nga penalltia) për Luganon.
Uran Bislimi debutoi nga minuta e 72-të për Luganon, duke lënë përshtypje shumë të mira.
Grasshoppers renditet në pozitën e tretë me 3 pikë e Lugano në fund me 0 pikë. Notë maksimale është 6 dhe më e vogla 1.