Abelard Tahiri: Qeveria ka hyrë në drejtim që do ta themelojë Asociacionin

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosova e drejtuar nga Qeveria Kurti ka hyrë në një drejtim, e cila do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se dita e sotme është kordinim i mirë i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që sipas tij, po japin lajme të rëndësishme për drjetimin, që do të marrë çështja e Asociacionit.

Tahiri: Ndryshim i madh i kryeministrit në diskursin e tij në drejtimin e vendit

“Ky moment, kjo ditë duket të jetë një kordinim i mirë mes dy liderëve, pra mes kryeministrit tonë dhe presidentit serb, Vuçiq, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtin moment janë duke jep lajme të rëndësishme për drejtimin që do të marrë kjo marrëveshje…Ajo që është e rëndësishme është ndryshimi radikal, drastik, ndryshim jashtëzakonisht i madh i kryeministrit Kurti në diskursin e tij në drejtimin e vendit tonë.”, tha ai.

Tahiri shtoi se dita e sotme e shënon një momentum shumë të rëndësishëm, derisa iu drejtua pozitës se duhet t’ua bëjë të qartë qytetarëve se kanë vendoru ta themelojnë Zajednicën.

Story i mëparshëm

NUREDINI: Përpjekjet tona dhanë fryte – KE miratoi një donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Story i radhës

OpenAI lançon një version me pagesë të ChatGPT

Të fundit nga