abelard tahiri pdk nuk i ka dhene hapesire kurtit per leter 68194c5ade40a

Abelard Tahiri: PDK nuk i ka dhënë hapësirë Kurtit për letër

May 6, 2025
1 minut lexim

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe raportin me PDK-në.

Ai tha se si parti nuk kanë flirtuar dhe nuk i kemi dhënë mundësi kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kompromis.

“Mendoj që është angazhimi ynë politik gjatë kësaj dekate të fundit ku kemi qëndru ne dhe VV që e bën të pamundur një koalicion, ne kemi qëndru për çështje krejt të tjera, ata për çështje krejt të tjera. Me qeverisjne e PDK-së nuk ka ndodhur asnjë herë ky inflacion, mos rritja e pensioneve, rritje e çmimit të energjisë elektike, ngritja e tatimit në pronë, pagat e njëjta. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, tha Tahiri.

Tahiri rikujtoi se si parti kanë kërkuar zbritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke shtuar se e “kanë goditur” edhe në çështjen e pagave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

cara edhe i kemi lodhur njerezit me politike fatkeqesi qe ps ja nuk pranon te beje debate 681942b9c7e4e
Story i mëparshëm

Cara: Edhe i kemi lodhur njerëzit me politikë, fatkeqësi që PS-ja nuk pranon të bëjë debate

pesedhjete vjet volkswagen polo veture e vogel sukses i madh 68195108b1cb2
Story i radhës

Pesëdhjetë vjet Volkswagen Polo, veturë e vogël – sukses i madh!

Të fundit nga

ShkoLartë