Abduli: Abduli: Udhëzimet dhe dëshmitë e ASH-Sela janë të falsifikuara

1 minut lexim


Seanca për vulat e ASH-së është anuluar për më 13 nëntor. Avokati Abidin Abduli thotë se ASH krahu i Selës paraprakisht shkarkoi dhe emëroi delegatë të ri. Shton se “Udhëzimet dhe dëshmitë e ASH-Sela janë të falsifikuara”, ndërsa pret që Apeli të marrë statusin e partisë së vitit 2022, për të krahasuar delegatët.

“Udhëzimet e Gjykatës së Apelit janë të qarta, ku duhet të merren parasysh deklaratat nën noter të anëtarëve të Kuvendit Qendror, të cilët taksativisht deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin Qendror të thirrur nga z.Ziadin Sela, në KQ të mbajtur në restorant Bushi, si dhe në udhëzimet e gjykatës së apelit se në Kongres të jashtëzakonshëm shkohet me delegatë aktualë, jo me zgjedhjen e të rinjve”, tha Abidin Abduli, avokat i ASH-Taravari.



Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Raporti i revizionit/ VMRO-DPMNE akuzon LSDM-BDI për keqpërdorime në Shëndetësi

Story i radhës

Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO zbut masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi! Ja vendimi që morën togat e zeza

Të fundit nga