Abdixhiku vazhdon takimet konsultative

July 27, 2023
1 minut lexim

Në vazhdën e takimeve në atë që e ka quajtur “Rruga e re”, sot Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takimin e radhës.

Në këtë takim kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takojë përfaqësues të bizneseve kosovare.

Takimi pritet të nis në ora 17:00.

“Ky takim do të mbledhë një numër të madh të përfaqësuesve të bizneseve kosovare. Takimi me biznese vjen pas një vargu të suksesshëm takimesh të mbajtura nga kryetari i LDK-së, z. Lumir Adbixhiku, me opinionistë dhe gazetarë, organizata të shoqërisë civile, dhe ligjërues universitarë.

“Rruga e Re”, ka lindur si ide nga takimet e deritanishme dhe synon të çojë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Para pak ditësh, Abdixhiku i ka takuar gazetarë dhe analistët  e përfaqësues të shoqërisë civile.

Abdixhiku  paralajmëroi se do të ketë takim edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai tha se LDK nuk do që qëndrojë duarkryq karshi zhvillimeve të fundit.

“Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot”, u shpreh ndër të tjera ai.

Abdixhiku në fillim të muajit të kaluar kishte njoftuar për iniciativën e tij për angazhim mbipartiak për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese, siç e quan ai kundër politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj.

Sipas tij, këtë iniciativë ai e ka marrë që në javën e kaluar me qëllim të nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror për një rrugë të re për Republikën e Kosovës.

Abdixhiku, kishte thënë se Kosova ka nevojë për “një rruge të re, pa Albin Kurtin”.

Për këtë rrugë, ai ka thënë se kanë marrë mbështetje të madhe nga akterët e ftuar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushqimet Që Mund Të Ndikojnë Në Mjekimin Tuaj

Story i radhës

​Tirana përballet sot me Beshiktashin

Të fundit nga

ShkoLartë