abdixhiku tregohet i prere lvv ja edhe mbreteri me na dhene sbejme koalicion me ta 67d36cd6d099c

Abdixhiku tregohet i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

March 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje me asnjë kusht.

Abdixhiku tha se zotimet e dhëna gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës, ku tha se s’ka asnjë arsye që fjalët e dhëna t’i ndërroj tash.

“Ato zotime që i kemi dhënë gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës dhe nuk ka asnjë arsye që fjalët e dhëna gjatë fushatës tani unë t’i ndërroj. A bën një herë në Kosovë që të respektohet fushata”.

“Kemi thënë para fushatës që s’do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje. Po e konfirmoj se nuk do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje, mbretëri me na dhënë, me thënë mbretëri e trashëguar prej sotit nuk e marrim me ta. Nuk flasim me ta, nuk diskutojmë me ta, s’diskutojmë me ta, s’kemi pasur diskutime me ta, nuk do të kemi takime me ta”, tha Abdixhiku në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Abdixhiku tha se rrethanat e bërjes politikë dhe sipas tij, makineritë e mëdha të shpifjes së VV-së dhe projeksionet për Kosovën i kanë vendosur në kundërshtarë të tanishëm për vendin.

“Qytetari më ka votuar dhe më ka thënë se ‘ti nuk bën me Vetëvendosjen koalicion’. Në studio te ju kam thënë se nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje pas zgjedhjeve me askënd pa e qartësuar çështjen e presidentit”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

analisti prisja me shume guxim nga berisha ne perzgjedhjen e kandidateve 67d36346af36a
Story i mëparshëm

Analisti: Prisja më shumë guxim nga Berisha në përzgjedhjen e kandidatëve

fenerbahce e pafat ne penallti e eliminon rangersi 67d370574601b
Story i radhës

Fenerbahçe e pafat në penallti, e eliminon Rangersi

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.

Sa shpesh duhet ta ndërroni rripin e motorit?

Rripi është një nga elementët më kritikë të motorit sepse mirëmbajtja e tij e dobët mund të shkaktojë dëme të mëdha në automjete dhe për rrjedhojë një kosto tronditëse për pronarin. Sa
ShkoLartë