Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Christoph Ploß.
Gjatë takimit u diskutua për çështjet aktuale në vend, dialogun, situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Kryetari Abdixhiku falënderoi deputetin Ploß për mbështetjen e vazhueshme që po japin për LDK-në dhe Kosovën në poceset integruese veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.
Abdixhiku dhe deputeti Ploß vlerësuan se thellimi i bashkëpunimit mes CDU-së dhe LDK-së padyshim do të vazhdojë edhe në të ardhmen si parti simotra që ndajnë të njëjtat vlera dhe bindje politike.