Abdixhiku prezanton programin për kulturën, sportin dhe turizmin: Investime historike

December 3, 2024
min lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka paraqitur në Prishtinë programin e tij për zhvillimin e kulturës, sportit dhe turizmit, duke theksuar investimet historike që qeveria e udhëhequr nga LDK do të bëjë për transformimin e këtyre sektorëve.

Abdixhiku ka theksuar se këto projekte do të përbëjnë investimin më të madh në historinë e Kosovës në fushën e sportit dhe do të kontribuojnë në rritjen e nivelit të kulturës dhe turizmit.

Në sektorin e sportit, Abdixhiku prezantoi planet për ndërtimin e një Qendre Kombëtare Sportive në Bërnicë të Prishtinës, e cila do të përfshijë një stadium kombëtar me kapacitet prej 25,000 deri në 30,000 ulëse, një pallat olimpik, si dhe pishina olimpike.

“- 100 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Sportit në Bërnicë të Prishtinës.

– Qendra do të ketë STADIUM KOMBËTAR me 25 mijë deri në 30 mijë ulëse;

– PALLAT KOMBËTAR me salla moderne për sportet e dorës (basketboll, hendboll e volejboll);

– 2 Pishina Olimpike;

– Prezantuam dhe ndërtimin e 5 STADIUMEVE RAJONALE të kategorisë 3 dhe 4 të UEFA-s në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë e Prizren”, ka shkruar Abdixhiku.

Në fushën e kulturës, Abdixhiku paraqiti projekte për ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës, dhe Muzeut Bashkëkohor.

“- Ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova, në vlerë prej 25 milionë eurove;

– Ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës;

– Ndërtimin e Muzeut Bashkëkohor në vlerë prej 10 milionë eurove;

– Themelimin dhe ndërtimin e Muzeut të Paqes dhe Rezistencës;

– Adoptimin e 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës, në modelin e adoptimit të Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë”, ka shtuar Abdixhiku.

Në turizëm, Abdixhiku tha se do të investohen 80 milionë euro në zhvillimin e një resorti turistik në Brezovicë dhe 50 milionë euro në resortin e Pejës.

“- 80 milionë euro investime në resortin modern turistik në Brezovicë;

– 50 milionë euro investime në resortin e Pejës”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

“Kosovës i duhen ambicie të mëdha. Ambicie që bëjnë të ardhmen e na nxjerrin nga moçali i thellë i pështymave, ndarjes e propagandës. Unë besoj në Republikën e Kosovës! Ndryshimi është i mundshëm! Bëhu Ndryshimi!”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

AlternAtivA: Bëjmë thirrje për maturi dhe qetësi

Story i radhës

Shehaj: Nëse luftohet paraja e pisët dhe rritet euro, Buxheti i 2025 shkon për…

Të fundit nga

ShkoLartë