abdixhiku nuk pranoi ftesen e kurtit a ka ende shprese per nje koalicion mes ldk se dhe vv se 67f9700729757

Abdixhiku nuk pranoi ftesën e Kurtit/ A ka ende shpresë për një koalicion mes LDK-së dhe VV-së?

April 11, 2025
min lexim

Më 6 prill, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i dërgoi një ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, për t’u takuar me qëllim që të konsultohen lidhur me procesin e zgjedhjes së Qeverisë së re.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, më 9 prill, në orën 15:00, ose të enjten, më 10 prill, në orën 9:00 ose 14:00”, thuhet në letrën që Kurti i ka dërguar Abdixhikut.

Përgjigja e LDK-së, përkatësisht e Abdixhikut, ishte e shpejtë. Të martën, ai i është kundërpërgjigjur Kurtit, duke thënë se “nuk e gjejmë veten as për konsultim”.

Kryetari i LDK-së ka shtuar se qëndrojnë besnikë ndaj bindjeve të tyre, si dhe ka njoftuar se do ta mbështesin konstituimin e Kuvendit më 15 prill.

“LDK – për ta kuptuar mirë – u qëndron besnike vendimeve, bindjeve dhe fjalëve të thëna para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Ndaj të gjithëve – njësoj.

Sepse fjalët kanë peshë!

LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës”, thuhet në përgjigjen e Abdixhikut.

Ndërsa, analistët e kanë komëntuar komentuar këtë refuzim të LDK-së, duke theksuar se mund të gjendjet një zgjidhje për krijimin e institucuineve të reja.

Zogaj: Zgjidhja është e garantuar me zbatimin e Kushtetutës

Analisti politik, Skender Zogaj në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka shpjeguar se në çfarë situate ka sjellur fushata parazgjedhore.

Image

Skender Zogaj

“Rezultati zgjedhor i papërputhshëm me rrethanat dhe me interesat aktuale për momentin historik të Kosovës, siç po shihet do të ballafaqohet me situatë të rëndë rreth konstituimit të Qeverisë së re, që është kushtëzuar nga mungesa e duhur e numrave që do t’ia mundësonin partisë fituese që e vetme ta krijojë Qeverinë. Kjo gjendje është reflektim i fushatës së egër parazgjedhore që e kanë bërë partitë politike, duke mos e kuryer njëra-tjetrën me fyerje, sharje e denigrime të thella, të cilat tash, siç po shihet po e cënojnë interesin e realizimit të interesit vital shtetëror dhe kombëtar të Kosovës!”, ka thënë ai. 

Zogaj ka shtuar se, edhe në të kaluarën, ka pasur situata të ngjashme, por pas zgjedhjeve tensionet janë ulur.

“Kjo që ka ndodhur është vërtetë për keqardhje të thellë, ndonëse, nuk është hera e parë, sespse “zhurma” joparimore ka pasur edhe në të kaluarën, por, pas zgjedhjeve janë ulur tensionet, dhe janë gjetur zgjidhjet parimore”, ka shtuar ai.

Sipas tij, gjetja e një zgjidhje nuk është e pamundur, nëse bazohemi në zbatimin e Kushtetutës.

“Mendoj se mundësia për gjetjen e zgjidhjes nuk do të duhej të mungojë as kësaj radhe, sepse, nuk është e pamundur nëse partitë politike nuk na kanë mashtruar kur deklaronin se, janë në luftë për shtetin e jo për pushtetin!  Sipas kësaj zgjidhja është e garantuar me zbatimin e Kushtetutës, që i përcakton çartë kriteret për formimin e Qeverisë së re! Vetvendosja e si fituese e ka fjalën dhe ajo, është krejtë normale që të parashtrojë kushtet dhe kërkesat për modelin që ajo dëshiron ta ketë Qeverinë e re!”, ka shpjeguar ai.

Gjithashtu, Zogaj ka theksuar se nuk ka diskutim rreth refuzimit të ftesës nga LDK-ja, duke shtuar se Abdixhiku e ka parasysh objektivin strategjik të LDK-së.

“Të këtij qëllimi e konsideroj edhe ftesën e LVV-s të dërguar LDK-s, e cila siç bëhet e ditur e ka refuzuar! Ky refuzim po bujshëm edhe pse nuk ka asgjë për t’u diskutuar, sepse është e drejtë sovrane partiake që LDK-ja dhe akëcila parti tjetër ka të drejtë që ta shfrytëzoj si i konvenon interesit të saj. Këtu e shoh edhe refuzimin e Abdixhikut, i cili padyshim se e ka parasysh objektivin strategjik të partisë përndryshe, pse ta refuzonte?!”, ka vlerësuar ai.

Tutje, Zogaj ka përmendur edhe konfirmimin e LDK-së se do të marrë pjesë në seancën e 15 prillit.

“Deri këtu gjithçka është në rregull, sidomos deklarimi se LDK-ja do të jetë e pranishme në seancën e Kuvendit të 15 prillit, ku unë pres pjesëmarrje dhe qasje konstruktive të të gjitha partive politike shqiptare. Seanca është konstituive dhe nuk guxon të mungoj serioziteti i të gjithë të zgjedhurve të popullit! Seanca duhet të jetë solemne dhe konstruktive, do të thosha mobilizuese për implementimin serioz të rezultatit zgjedhor, parimisht, me procedura të rregullta ligjore! Duhet të bëhet e mundshmja, dhe vetëm e mundshmja!”, ka potencuar Zogaj.

Jakupi e komenton refuzimin e ftesës së LDK-së

Në anën tjetër, analisti Zejnullah Jakupi ka treguar se çfarë mund të ndodhte nëse do të kishte një koalicion qeverisës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

Image

Zejnullah Jakupi

“Bërja e qeverisë me një koalicion të gjerë, siç ju ka drejtuar z. Albin Kurti kryetarit të LDK-së z. Lumir Abdixhiku do të thotë se me këtë Kosova e bën një qeveri stabile, për të qeverisur dhe tu pëballur me shumë çështje të rëndësishme të cilat po e presin Kosovën në muajt dhe vitet e ardhshme. Koalicioni i madh do të fitonte edhe përkrahjen edhe më të madhe ndërkombëtare, e me këtë nuk do të ankoheshim se vetëm LVV po e qeverisë Kosovën dhe bllokadat në kuvend do jenë më të vogla dhe do bëhet më shpejt reformat, investimet dhe miratimi i ligjeve që duhet miratuar dhe natyrisht Kosovën e presin çështje sa i përketë marrëveshjes së Ohrit, zhvillimin ekonomik, ruajtja e stabilitetit në gjithë vendin dhe në veri.

Dhe natyrisht ky koalicion e harmonizon edhe gjuhën e ashpër ndërpartiake dhe një mundeson përafrim dhe me këtë të punohet më shumë për t´i bërë reformat dhe më pak të shpenzohet energji me akuza dhe bllokime”, është shprehur ai.

Përveç tjerash, Jakupi ka folur edhe për refuzimin e ftesës së VV-së nga LDK-ja.

“Pra, Lumir Abdixhiku me refuzimin për koalicion tregon se nuk ka pjekuri politike dhe nuk do jete më LDK si parti institucionaliste siç është turmbetuar deri tani.

Pra sa më shumë të zgjas koha deri sa të krijohen organet dhe qeveria, aq më keq do i kemi punët, aq më shumë do ketë mundëi që të provokohet situata politiek e brishtë në veri dhe që të destabilizohet vendi.

Me këtë qeverisje do të ketë mundësi të kemi një stabilitet politik dhe një qeverisje që do merrte vendime në shumë çështje dhe natyrisht do kishte mundësi të zgjidhet presidentja v. Osmani në vitin 2026”, ka përfunduar Jakupi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

lacivita flet si demokrat votoni berishen ktheni shpresen 67f966ac1fb1f
Story i mëparshëm

LaCivita flet si demokrat: Votoni Berishën, ktheni shpresën

guardiola pozita ne tabele zhgenjyese por mund te ishte edhe me keq 67f973c7040ec
Story i radhës

Guardiola: Pozita në tabelë zhgënjyese, por mund të ishte edhe më keq

Të fundit nga

ShkoLartë